Kampioni në fuqi, Ferizaj, po përballet me një fenomen në prag të garave të play-off-it.
Brenda një kohe të shkurtër iu lëndohen tre lojtarë dhe ia vështirëson edhe më shumë punën për në vazhdim të kampionatit.
Ferizaj humbi nga Peja me rezultat 3:1, në kuadër të kampionatit.
“Një ndeshje për t’u harruar në ‘Karagaç’ të Pejës.
Ekipi pësoi edhe goditjen e radhës, duke pësuar lëndim pasuesi Driton Bytyçi, kështu duke u bërë lëndimi i tretë në ekip pasi që në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës u lëndua lojtari Bardhyl Hajdaraj si dhe në ndeshjen finale të Kupës u lëndua lojtari Armend Berisha.
Ekipi i uron shërim të shpejtë tre lojtarëve, të cilët do ta kenë mbështetjen kryesore nga ne”, shkruan në faqen e KV Ferizaj.