Një nga ish anëtarët e Bordit të Federatës së Volejbollit të Kosovës, ka dërguar tri foto dhe është ankuar, se si lejohet që një finale e madhe të Kampionatit të Kosovës, një gjyqtar të referoi me rroba civile.
“Edhe në finale të Kampionatit referi Ardian Ibraj me rroba civile, tre të tjerët me logo të FVK-së“, ankohet ish anëtari i bordit të FVK-së, që nuk pranon t’i publikohet emri.
Sipas tij, nuk është hera e parë që ndodhë një gjë e tillë, por ai tha se edhe në kohën kur ishte Abedin Ibrahimi kryetar i federatës po edhe në kohën e Bahri Gjinovcit, po ngjan e njëjta gjë.
Megjithatë, sipas anëtarit të ish FVK-së, të gjithë gjyqtarët duhen të janë të pajisur me uniforma dhe me logo të FVK-së, por çuditet se si lejon Komesari i Garave kësi gjëra.
Sot në Gjilan është zhvilluar ndeshja e tretë finale e play-off-it të Kampionatit të Kosovës, mes Dritës nga Gjilani dhe M-Technologie, ku vendasit fituan dhe u shpallen kampion të Kosovës.