Trajneri i mirënjohur, Bujar Dervishaj, ka fjalë të mira për volejbollin e Kosovës.
Ai dje ka qenë mysafirë në finalen e play-off-it të Kampionatit të Kosovës, mes Dritës dhe M-Technplogies (femrat).
“Faleminderit familjes së volejbollit të Kosovës, posaçërisht kryetarit të ri Bahri Gjinovci për mundësin që të jem pjesë e stafit për projektet e reja që po na presin për gjeneratat e reja dhe për një të ardhme edhe më të mirë”, ka shkruar Dervishaj.
Ndryshe, Dervishaj jeton e vepron në Zvicër dhe djali i tij, Leoni, është prej volejbollistëve më të njohur në Gjermani.