Kombëtarja e Kosovës po vazhdon me ritmin e lartë të përgatitjeve.
"Në plan programin e shtabit teknik të drejtuar nga Lorik Ilazi, janë edhe përgatitjet në palestër të fitnesit.
Këto përgatitje po zhvillohen nën përkujdesjen e fizioterapeutit sportiv Ervin Meqikukiqi, i cili është pjesë e ekipit të Kombëtares sonë në volejboll
Disiplinë, punë e përkushtimin i madh nga vajzat, me një harmoni të mirë të grupit, janë sinjale pozitive që vijnë nga grupi i “Dardaneve”", njofton FVK.