Volejbollistja e Kombëtares së Kosovës, Dhuratë Sylejmani, zotohet se do të jap maksimumin në kualifikimet për CEV EuroVolley.
Ajo tha se do të përfaqësojnë Kosovën ashtu si i ka hije.
Kosova është në grupin D me Malin e Zi, Finlandën dhe Sllovakinë.
Ndeshjen e parë do të zhvillojnë me 5 maj, në orën 20.00 në Podgoricë.
"Kosovë, do të të përfaqësojmë ashtu siç e meriton. Emri të cilin e mbajmë do të shndrisë nga dëshira për atë që do te bëjmë për këtë fanellë”, tha Sylejmani për faqen e FVK-së.