Volejbollistja më përvojë nga Shqipëria, me nënshtetësi të Kosovës, Adelajda Prenga, ndryshe anëtare e kampiones së Kosovës, Drita nga Gjilani, është mirë e përgatitur për sfidat e mëdha.
Kapitenja mezi i pret ballafaqimet e Kosovës me kombëtaret, si Malin e Zi, Sllovakinë dhe Poloninë, që do të luhen në maj në Podgoricë të Malit të Zi, në kuadër të CEV EuroVolley 2021. Prenga premton maksimumin.
“Jemi një grup i ri në moshë dhe në eksperiencë në kompeticionet ndërkombëtare, por me disiplinë të hekurt dhe një dashuri të madhe për volejbollin”, thotë Prenga,
Kosova është në grupin D dhe me 5 maj ballafaqohet me Malin e Zi (20.00).