Volejbollistja nga Skenderaj, Zyla Kadriu, anëtare e Kombëtares së Kosovës, me padurim pret ballafaqimet me Malin e Zi, Poloninë dhe Sllovakinë.
Ajo është ndër volejbollistet më të mira dhe beson e shpreson se me angazhim do të arrihet deri të rezultatet e mira.
“Secila nga ne, është e gatshme të jap gjithçka nga vetja, për të përfaqësuar Kosovën denjësisht.
Pa justifikime", tha Kadriu.
Kosova është në grupin D dhe me 5 maj ballafaqohet me Malin e Zi (20.00), në kuadër të ndeshjes kualifikuese për CEV EuroVolley 2021.