Peja i fillon me këmbë të mbarë finalet e play-off-it të Superligës së Kosovës në volejboll.
Pejanët shënuan fitore me rezultat 3:1 kundër Dritës nga Gjilani, në takimin e parë që u zhvillua në palestrën e sportit “Karagaçi” në Pejë. Peja e bën hapin e parë drejt titullit të kampionit.
Peja është në epërsi me 1:0 në seri të fitoreve. Skuadra me tri fitore stoliset me titullin e kampionit.
“Fitojmë ndeshjen e parë finale të play-off-it!
E mposhtim Dritën, 3:1 në sete në ndeshjen e parë finale”, shkruan në faqen e KV Peja.
“Edhe pse e nisëm më mirë se kundërshtari ndeshjen duke triumfuar në setin e parë në ndeshjen e parë në serinë e finaleve të play-off-it në Superligen e volejbollit humbasim në udhëtim kundër KV Peja me rezultat 3:1.
Ekipit kundërshtarë i urojmë për fitoren dhe i mirëpresim në ndeshjen e dytë në Gjilan”, shkruan në faqen e KV Drita.