Kanë mbetur edhe pesë ditë deri në fillimin e kualifikimeve për “Eurovolley 2021” në konkurrencën e femrave.
Kosova gjendet në Grupin D, ku do të ketë punë me Malin e Zi, Sllovakinë dhe Finlandën.
Teksa po vazhdojnë përgatitjet intensive të vashave kosovare, pjesë e grupit janë edhe dy volejbollistet që luajnë për Northwood University të Amerikës.
Bëhet fjalë për Zyla Kadriun dhe Venera Kadriun, të cilat do të jenë “armë” e fortë e selektorit të Kosovës, Lorik Ilazit, për ndeshjet e vështira kualifikuese, shkruan Gazeta Olle.
Zyla Kadriu më herët ka qenë pjesë e KV Skenderaj dhe luan si pasuese, ndërsa Venera Kadriu ka qenë pjesë e KV Dritës, dhe pozita e saj është pranuese shërbimi.