Volejbollistet e Kombëtares së Kosovës po përgatiten maksimalisht para sfidave kualifikuese CEV EuroVolley 2021, që do të zhvillohen në Podgoricë të Malit të Zi.
Kosova do të përballet me Malin e Zi pikërisht me 7 maj në orën 20.00. Pas kësaj sfide takohet me Sllovakinë dhe Finlandën.
Lorik Ilazi, selektori i Kosovës, beson në vashat e tij.
“Duhet të japim maksimumin dhe unë besoj në këto vajza, që do të tregojnë me të mirë, në kampanjën e kualifikimeve”, thotë Ilazi.