Kombëtarja e Kosovës nuk arriti rezultat të favorshëm në ndeshjen e parë të kualifikueseve për Kampionatin Evropian në volejboll (femrat).
Kosova pësoi humbje me rezultat 3:0 (25:21,25:14, 26:24) nga Mali i Zi, në ndeshjen që u zhvillua në palestrën e sportit në Podgoricë.
Vashat treguan paraqitje të mirë, sidomos në setin e tretë me pak edhe do të ishte në favor të tyre.
“Humbim një ndeshje, ku Kosova tregoi lojë shumë të mirë.
Përballë një rivali cilësor e në cilësi të vendasit, Kosova mposhtet, por kënaq rritja e kësaj Kombëtare”, shkruan në faqen e FVK-së.
Në ndeshjen tjetër të grupi D. Sllovakia e mundi me 3:1 Finlandën.
Në ndeshjen e radhës Kosova do të ndeshet me Sllovakinë, e cila luhet nesër në orën 17.00.
Mali i Zi - Kosova 3:0 (25:21, 25:14, 26:24)
Palestra e sporteve ‘Verde’ në Podgoricë.
Pa shikues:
Gjyqtarë: Çevik (Turqia), Husejnoviç (Bosnja dhe Hercegovina).
Mali i Zi: Velkoviq, Peroviq, Cvijoviç, Cenoviç (libero), Tushevljak, Roganoviq, Xhakoviq, Petranoviq, Vukçeviç, Burzanoviq, Millivojeviq, Çuroviq, Laboviq (libero), Dragoviq.
Kosova: Z. Kadriu, B. Kadriu, Bajraktari, Ramadani, Jaha, V. Kadriu, Geci, Avdyli, Sylejmani, Iljazi, Huseini (libero), Selmani (libero), Hoxha dhe Mehmeti.