Në mesditën e sotme, para drekës, selektori i Kombëtares së Kosovës (femrat) Lorik Ilaz,i ka zhvilluar takim analizues, me qëllim të evidentimit të detajeve nga ndeshja e parë me Malin e Zi.
Në prag të ndeshjes së sotme me Sllovakinë, po ashtu është zhvilluar seanca e radhës përgatitore, në të cilën shtabi teknik më tepër ëdhtë fokusuar në shërbim e pranim, duke mos dashur të rrezikojnë apo ngarkojnë formacionin që sot do ta ketë ndeshjen e radhës.
Ndeshja me Sllovakinë, zhvillohet sot në orën 17:00 në SC Verde në Podgoricë dhe Kosova sot paraqitet me fanelat e kaltërta, njofton FVK.
Kosova e ka nisur me humbje me rezultat 3:0 në duel me Malin e Zi, në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Evropian.