Kosova është gati për ta filluar xhiron e dytë të kualifikimeve në Kampionatin Evropian në volejboll (femrat).
Vashat tona janë para sfidës shumë të vështirë, por pretendojnë paraqitje sa më dinjitoze.
“Përballë kemi Finlandën, ndaj së cilës e patëm paraqitjen më të zbehtë në Mal të Zi.
Ndeshja zhvillohet sonte nga ora 20:30, në Nitra të Sllovakisë”, njofton Federata e Volejbollit të Kosovës.