Kosova kërkon paraqitje dinjitoze me Sllovakinë.
"Në ndeshjen e parafundit në kualifikime për CEV EuroVolley, kundërshtari i sotëm i Kosovës do të jetë nikoqiri Sllovakia.
Në duelin që fillon nga ora 20:30, pavarësisht epitetit të favoritit, sllovaket me kujdes do ti çasen Kosovës, ndaj së cilës humbi 48 pikë në tri sete, në ndeshjen e javës së shkuar në Podgoricë.
Për Kombëtaren e Kosovës, kjo është hera e parë që paraqitet në këto kualifikime", njofton Federata e Volejbollit të Kosovës.