Ndeshja e sotme ndaj Malit të Zi, do të jetë e fundit për Kosovën në Sllovaki

Volejboll

Ndeshja e sotme ndaj Malit të Zi, do të jetë e fundit për Kosovën në Sllovaki

Më: 15 maj 2021 Në ora: 11:10
Ndeshja e sotme ndaj Malit të Zi, do të jetë e fundit për Kosovën në Sllovaki

Mëngjesin e së shtunës, Kosova e ka zhvilluar stërvitjen e fundit në Nitra të Sllovakisë.

Nga ora 9:00 deri në 10:00 të mëngjesit të sotëm, Kombëtarja ka zhvilluar stërvitje të lehtë, pa ngarkesa të mëdha.

Ndeshja e sotme ndaj Malit të Zi, do të jetë e fundit për Kosovën në debutimin e saj në kualifikimet për CEV EuroVolley.

Kujtojmë që pikërisht ndaj Malit të Zi, në ndeshjen e parë në Podgo, Kosova kishte paraqitjen më të mirë në këtë kampanjë, duke qenë afër ta merrte edhe një set.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat