Amarilda Prenga, ikona e volejbollit shqiptar, është emëruar kryetrajnere e klubit Tirana.
Amarilda është edhe ndihmëstrajnere e Kombëtares së Kosovës.
Ajo është volejbollistja më e mirë që ka pasur Shqipëria, ndërsa në vitet e fundit, pas përshëndetjes nga loja aktive, merret me zejen e trajneres.
“Urime për pozitën e re Amarilda Prenga.
Kryetrajnere ne KS Tirana – femrat.
Nuk dyshoj se do te jesh shembull edhe në pozitën e trajneres siç ke qene shembull si lojtare dhe model për të gjithë”, ka shkruar Lorik Ilazi, selektor i kombëtares së Kosovës (femrat).