Ish volejbollistja Edona Gjinolli e përcjellë me kërshëri sportin skofiar në konkurrencën e femrave.
Ish reprezentuesja e Kosovës ka kohë që është përshëndetur nga loja aktive, që në të kaluarën ka qenë prej volejbollisteve më të mira, një ditë e mendon edhe rikthimin si trajnere.
“Nuk kam vendosur ende, ndoshta do të kthehem si trajnere e volejbollit.
Ende jam duke menduar sepse kam obligime të tjera familjare.
Besoj që një ditë do të rikthehem si trajnere sepse kjo lojë e bukur më mungon shumë, dihet se qyteti i Gjilani edhe e ka traditë”, tha Edona për gazetën kombëtare “Bota sot”.