Volejbollistja e mirënjohur shqiptare, Malvina Tuci, anëtare e Skenderajt, është operuar në gjurin e majtë të këmbës.
Sipas drejtuesve të klubit, operimi ka shkuar shumë mirë.
“Operimi u bë më shumë sukses.
Lojtarja jonë Malvina Tuci sot bëri operimin në gjurin e majtë më shumë sukses.
Operimi u bë nga Dr. Qerim Kida në spitalin Royal Medical në Prishtinë.
KV Skenderaj i uron shërim të shpejtë dhe rikthim edhe me të fuqishëm në parket”, shkruan në faqen e klubit.