Klubi volejbollit Peja ftohet në turneun ndërkombëtar në Mal të Zi, që do të mbahet me 24 e 25 korrik.
Është herë e dytë që volejbollistet pejane ftohen në një turne që marrin pjesë disa shtete.
Kryetrajneri i Pejës, Qazim Kelmendi, tha se është një turne i mirëseardhur për klubin e tij, sidomos vashat e tij të tregojnë veten.
“Për herë të dytë KV Peja F ftohet në një turne ndërkombëtar në Gusi të Malit të Zi.
Vitin e kaluar ishim pjesëmarrës në mesin e 4 ekipeve, ku vashat pejane edhe pse në moshë të re treguan një paraqitje të shkëlqyeshme dhe fituam tureneun.
Shpresojmë që edhe këtë vite të paraqitemi sa më mirë që të jetë e mundshme edhe pse shihet se në këtë vit sipas organizatorit do të ketë nga 4 shtete: Bosnja, Serbia, Mali i Zi dhe Kosova.
Ne radhët e pejaneve kemi mjaft lojtare premtuese edhe pse të reja kemi disa me një gjatësi mbi 178 centimetra dhe 3 mbi 183 centimetra”, tha Kelmendi për gazetën kombëtare “Bota sot”.