Kampionja e Kosovës, Drita nga Gjilani, përforcohet me volejbollisten cilësore nga Turqia, Ipek Vural.
Skuadra nga Gjilani synon që të jetë sa më e përforcuar jo vetëm për garat vendore por edhe për ato ndërkombëtare.
Kryetrajneri i këtij kolektivit, Lorik Ilazi, ka planet e tij për edicionin e ri.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/June/02/auto_194565737_180472047412505_7582258560092135548_n1622645746.jpg)
Lorik Ilazi dhe Ipek Vural
“KV Drita zgjidhë problemin në pozitën kryesore, atë të pasueses!
Vazhdojmë me prezantimin e ardhjes së radhës të këtij afati kalimtar.
Ekipit tonë i bashkangjitet pasuesja me përvoje të madhe, turkja Ipek Vural.
Ipek vjen te Drita jonë pas një përvoje të madhe ndërkombëtare.
Ipek luan në pozitën e pasueses që në volejboll është pozita kryesore e organizimit të lojës e që ndryshe kjo pozitë njihet edhe me emrin “Ideatore e Lojës”
Ipek e lindur në vitin 1991 dhe me një gjatësi 182 cm kishte një karrierë të gjatë nëpër shumë shtete të ndryshme si në Turqi, Maqedoni, Shqipëri”, njofton KV Drita.
Karriera e Ipek Vural
Filloje karrierën si 9-vjeçare në Iller Bankasi të Ankaras duke luajtur fillimisht nga viti 2000-2007 për juniorët e këtij ekipi e mandej edhe për senioret ku vazhdojë nëpër shumë ekipe si:
2007-2011 İller Bankası - Turqi
2011-2011 Nilüfer Belediye
2011-2012 Rota Koleji
2012-2013 Çanakkale Belediye
2013-2013 Gazi Üniversitesi
2013-2014 İdmanocagı
2014-2015 Bolu Belediyespor
2015-2016 Pursaklar Belediyesi
2016-2017 Balıkesir BBSK
2017-2017 Karşıyaka İzmir
2017-2018 İdmanocagı
2018-2019 Kahramankazan
2019-2019 Astor Voleybol
2020-2020 Rabotniçki - Maqedoni
2020-2021 Huqi Volley
2021-2021 M-Technologie - Kosovë
2021-... KV Drita