Volejbollisti i Ferizajt, Bardhyl Hajdaraj, e kalon me sukses operimin.
Volejbollisti më i mirë në edicionin e fundit të “Laureatëve 2020”, Bardhyl Hajdaraj, e ka kaluar me sukses ndërhyrjen kirurgjike.
Pas lëndimit të pësuar në fund të edicionit, volejbollisti i KV Ferizaj, Hajdaraj me sukses e ka kaluar edhe procesin e operimit.
Ai është vizituar nga presidenti i FVK-së Bahri Gjinovci dhe sekretari i përgjithshëm Valon Nikçi, të cilët duke e uruar për shërim të shpejtë, i kanë ofruar mbështetjen e parezervë në tejkalimin e kësaj sfide.