Në vitet e fundit në Kosovë ndodhin disa lëvizje interesante nëpër klubet të Kosovës në volejboll, sidomos në afatin kalimtar!
Brenga më e madhe është se a mbrohen klubet?
Pse duhet të mbrohen klubet?
Ka klube që prodhojnë lojtare të talentuara dhe i ikë lojtari apo lojtarja pa ndonjë dëmshpërblim të merituar!
Pse duhet Federata e Volejbollit e Kosovës, t’i mbrojë volejbollistet e reja dhe volejbollistët të rinj, që mos të bien në gracka por edhe klubet që prodhojnë, të paktën të përfitojnë nga largimi i ndonjë talente apo talentit në klubin tjetër.
Puna e trajnerit apo e trajneres nëpër klube, mos të shkojë huq, dikush puno e dikush merr të gatshëm pa bërë asgjë dhe pa paguar dëmshpërblim. Kjo nuk ështël mirë.