Ish volejbollisti Ali Nikolla, që dha kontribut të madh në vitet më të vështira, në kohën e okupimit, duke e sfiduar regjimin serb, nuk e harron trajnerin dhe mësuesin e tij, Abedin Ibrahimi.
Nikolla edhe në vitet e pasluftës ka dhënë kontribut, sidomos si gjyqtar në sportin skofiar.
“Me prof. dr. Abedin Ibrahimi, mikun tim të vjetër të viteve 90-ta, kohërave më të vështira të sportit të Kosovës!
Legjenden e volejbollit, ish trajneri dhe mësuesi im i volejbollit...!”, ka shkruar Nikolla.
Ibrahimi, ish kryetar i Federatës së Volejbollit të Kosovës, ka disa plane të reja.