Yllka Jashari dhe Agnesa Koxha, janë kampione të Kosovës për U-20 në beachvolley.
Volejbollistet u pritën nga Agim Aliu, kryetar i Komunës së Ferizajt.
“Ditë e bukur, të pres në zyrën time Kampionet e Kosovës në Beach Volley, kategoria U20, Yllka Jashari dhe Agnesa Koxha prirë nga trajnerja Vildane Jashari nga Klubi i Volejbollit Kastrioti - femrat të Ferizajt, që arritën këtë sukses domethënës.
Është Yllka Jashari që për vitet 2018,2019 dhe 2020 u zgjodh lojtarja më e mirë e grupmoshave të reja, bashkë me sukseset e shoqeve të saja të pasionit, të cilat arritën rezultate të mira edhe në gara ndërkombëtare siç është Kampionati Evropian në Izmir të Turqisë, por edhe ndeshja që i pret në fundjavë për të mbrojtur e lartësuar ngjyrat e volejbollit ferizajas ato që bëjnë që talente të tilla ta kenë mbështetjen tonë të pakursyer në arritjen e majave të suksesi”, ka shkruar Aliu në profilin e tij në facebook.