Volejbolli femëror në vitet e fundit ka shtuar rivalitetin në Superligën e Kosovës.
Prishtina F, klubi më i vjetër në kryeqytet, me drejtor sportiv Mehdi Mehmeti, në dy kampionatet e fundit i ka dhënë një shije elitës.
Është klub interesant, përveç që përbëhet me lojtare të reja edhe shumica e kryesisë është femërore.
Në dy kampionatet e fundit përfundoi në pozitën e pestë, duke treguar stabilitet dhe me synime që të ndërtojnë një ekip për shtigjet e gjata.
Kampionatin që e lamë pas, Prishtina F u penalizua nga lëndimet e shumta dhe kjo e zmbrapsi nga katërshja e parë.
Megjithatë për edicioni e ri si Prishtina F dhe të gjitha skuadrat tjera pretendojnë të përgatiten sa më mirë. krejt në fund. Prishtina F njihet si klub model për punë dhe për fair-play.