Nënkryetari i Federatës së Volejbollit të Kosovës, Abedin Ibrahimi, uron 26 vjetorin e gazetës kombëtare ‘Bota sot’.
Ibrahimi, ka dhënë shumë dhe po jep për volejbollin, sidomos sakrifikoi gjithçka në gjeneratën e sakrificës, për të frymuar sporti skofiar.
Ibrahimi komplimenton gazetën ‘Bota sot’, duke thënë se vazhdimisht e ka përcjellur volejbollin dhe në rastet e caktuara edhe i ka mbrojtur.
“Uroj 26 vjetorin e gazetës ‘Bota sot’.
Falënderoj kontributin e gazetës ‘Bota sot’, me të cilën jemi rritur dhe sportin tonë e ka përcjellur në vazhdimësi, e cila ka një meritë të caktuar edhe për rritjen e saj.
Çdo kush nga sporti i volejbollit, nga volejbollistët dhe zyrtarët, jemi të lidhur me gazetën ‘Bota sot’, gjithmonë e ka përkrahur volejbollin, sidomos na ka mbrojtur në momentet e caktuara.
Iu jemi falënderues dhe iu dëshirojmë shumë suksese gazetës ‘Bota sot’, me gazetarin Kemajl Goca, i cili i ka përcjellur aktivitetet sportive posaçërisht volejbollin brenda dhe jashtë Kosovës”, uron Ibrahimi.