Ermal Maliqi e Erion Bajrami, të shoqëruar edhe nga trajneri Fatlum Hajrizi, kanë udhëtuar në Izmir të Turqisë.
Maliqi e Bajrami do ta përfaqësojnë Kosovën në CEV U20 Kampionatin Evropian, i cili do të mbahet në qytetin perëndimor turk.
Kampionët e Kosovës në Beach Volley, sot nga ora 15:00 do ta kenë stërvitjen e parë, ndërsa nga nesër i nisin garat.
FVK u uron shumë suksese e fat, duke shpresuar se do ta tregojnë më të mirën në këtë aktivitet, njofton FVK.