Kombëtarja e Kosovës në beach volley U20, nuk ka arritur të kualifikohet në Kampionatin Evropian që po mbahet në Izmir të Turqisë.
Dyshja Maliqi / Bajrami u mposhtën nga dyshja greke Restemis / Chandrinos me rezultat 2:0 në sete (21:13, 21:10).
Për dyshen tonë kjo ishte paraqitja e parë në garë ndërkombëtare dhe mungesa e eksperiencës në arenën ndërkombëtare bëri që ata të eliminohen në fazën kualifikuese.
Djelmoshat u munduan por hasën në rival të fortë.