Kombëtarja e Kosovës U20 meshkujt, po vazhdon me përgaditjet për Kampionatin Ballkanik në qytetin e Gjakovës.
Në kampin stërvitor po mbretëron një atmosferë mjaft pozitive dhe përgaditjet janë duke ecur mjaft mirë.
Treshja e trajnerëve Mustafa, Haxhikadrija e Kajtazi, të mbështetur edhe nga trajneri Bujar Dervishaj po japin maksimumin e tyre dhe janë optimist për paraqitje sa më të mirë në garë.
Kosova do të jetë nikoqire e Kampionatit Ballkanik që do të mbahet në Prishtinë nga 20-24 Korrik dhe do të marrin pjesë gjashtë kombëtare, përfshirë këtu edhe Kosovën.
Shqipëria
Bulgaria
Kosova
Mali i Zi
Maqedonia e Veriut
Turqia.