Një fotografi e bërë virale në rrjetet sociale nga lojtaret e ekipit kombëtar norvegjez të volejbollit ka shkaktuar zemërim. Vajzat e këtij ekipi janë shfaqur jo me bikini siç jemi mësuar t'i shohim por me bokse.
Kjo pasi sipas tyre janë më të rehatshme dhe u lejon atyre të kenë trup më të mbuluar, në mënyrë që të zëvendësojnë bikini të zakonshme dhe të konkurrojnë pa u ndier të seksualizuara. Sidoqoftë, kërkesa e tyre është refuzuar, gjë që ka provokuar një mori kritikash.
Fakti është se kodi i veshjes detyron gratë që konkurrojnë zyrtarisht në turnet e volejbollit në plazh të veshin një veshje që mbulon pak më shumë se vithet, e cila është arsyeja pse gratë norvegjeze janë kërcënuar me gjobë nëse veshin ndonjë lloj veshje tjetër që kalon 10 cm nga fillimi i këmbëve.
Arsyeja? Lojtarët duhet të tërheqin një konkurs ku sponsorët janë shumë të rëndësishëm. Rregulli i veshjes së bikinit në Lojërat Olimpike u eleminua tashmë nga Federata Ndërkombëtare në 2012, përpara Lojërave të Londrës, megjithëse është ende gjallë në disa zona.