Volejbollisti më i mirë shqiptar Gazmend Husaj është emëruar anëtar i Bordit të FVK-së.
“Emërimi i Husajt në Bord do të jetë një mbështetje mjaft e madhe për zhvillimin dhe avancimin e volejbollit të Kosovës.
Përvoja e Husajt si lojtar profesionist dhe lidhjet e tij me klubet dhe federatat e ndryshme evropiane dhe me gjerë, do të ndikojnë që FVK të gëzoj respekt edhe me të madh në arenën ndërkombëtare.
Husaj karrierën e ka filluar në klubin e volejbollit Rugova nga Peja për të vazhduar në Mabetex të Prishtinës, Studentin nga Tirana, Shkëndija nga Tetova, Chenois Volley nga Zvicra dhe disa klube të tjera. Kulmin e karrierës e ka arritur duke luajtur në ekipet e mëdha evropiane: Piacenza nga Italia, Tours Volley, Malye MMP, Inegol, Olympiacos, Bursa BBSK dhe ekipe të tjera.
Vlen të theksohet që më klubin e Piacenzes ka fituar Kupën e Italisë, ndërsa me ekipin francez Tours Volley ?? ka fituar Kampionatin dhe Kupën e Francës”, njofton FVK.