Pas mbylljes së konkursit për gjyqtarë të volejbollit, në Shoqatën e Gjyqtarëve të Volejbollit të Kosovës kanë aplikuar rreth 55 persona për të marrë thirrjen gjyqtarë i volejbollit.
Është shumë e rëndësishme se nga numri i përgjithshëm 25 janë femra.
Gjithashtu mosha e aplikantëve është mjaft e re që do të thotë se ndarja e drejtësisë në volejboll do të ketë perspektivë në të ardhmen.
FVK në bashkëpunim me SHGJVK do të jenë të përkushtuara që çështjen e gjyqtarëve në volejboll dhe jo vetëm, ta avancojnë në nivele më të larta.
Me datë 12/13 shtator do të mbahet seminari teorik dhe praktik.
Federata e Volejbollit ju uron suksese të gjithë kandidatëve që janë pjesë e seminarit”, njofton FVK.