Ekipi francez i volejbollit mundi Rusinë në ndeshjen finale të Lojërave Olimpike – “Tokyo 2020”.
"Trekolorët" treguan lojë superiore, duke fituar medaljen e artë olimpike.
Një finale dramatike e cila zgjati në pestë sete, Franca triumfoi me rezultat 3:2 (25:23, 25:17, 21:25, 21:25, 15:12) kundër rusëve.
Në fillim të këtij dueli, volejbollistët e Francës ishin vazhdimisht ofensivë dhe konkretë, fituan setin e parë (25:23).
Një lojë tjetër e shkëlqyer e francezëve, solli epërsinë në 2:0 (25:17).
Sidoqoftë, në setin e tretë, rusët treguan lojë të mirë po ashtu edhe në të katërtin, duke i fituar dy setet e radhës me 21:25 dhe barazohet rezultati 2:2.
Në setin e fundit përkatësisht në tai-brek, volejbollistët francezë triumfuan me 15:12 dhe rezultat të përgjithshëm 3:2.
Për Francën është fitore e shumëpritur, historike dhe qershia mbi tortë, medalja e artë olimpike.