Kosova është fituese e Kampionatit Ballkanik në Beach Volley U20 në konkurrencën e femrave.
Dyshja Yllka Jashari / Agnesa Koxha kanë arritur të fitojnë titullin duke mposhtur në finale kombëtaren e Maqedonisë me rezultat 2:0 në sete.
Në konkurencen e meshkujve dy ekipet nga Turqia arritën të fitojnë dy vendet e para, duke u takuar në finale me njëra tjetrën. Vendin e tretë arriti ta fitoj Kosova, respektivisht dyshja Maliqi / Bajrami.
Në finale të Kampionatit Ballkanik prezent ishin edhe presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës z. Ismet Krasniqi, Milaim Kelmendi nënpresident i KOK-ut, drejtori i sportit në komunën e Prishtinës z.Fitim Rexha dhe personalitete tjera.