Kombëtarja e Kosovës në beach volley U22 në konkurencen e femrave ka arritur të fitoj titullin e Kampionit Ballkanik në beach volley. Dyshja Finesa Sylejmani / Loresa Avdyli në finale kanë mposhtur dyshen tjeter nga Kosova Hasani / Idrizi të cilat garën e përfunduan në vendin e dytë.
Edhe në konkurencen e meshkujve dy ekipe të Kosovës u ngjitën në podium. Dyshja Erion Bajrami / Ermal Maliqi arriti në finale të Kampionatit Ballkanik, ku në finale u takua me ekipin parë të Turqisë.
Edhe pse patën paraqitje të mirë në finale, Kosova u mposht nga Turqia.
Sukses tjetër ka arritur edhe dyshja Endrit Nrecaj / Arlind Bytyqi të cilët “luftuan” deri në fund çka rezultoj që ata të fitojnë vendin e tretë.
Renditja përfundimtare femrat
1. KOSOVA 2
2. KOSOVA 1
3. SHQIPËRIA
Renditja përfubdimtare meshkujt
1. TURQIA 1
2. KOSOVA 3
3. KOSOVA 1
Në fubd të garës për ekipet fituese u ndanë kupa dhe medalje të cilat u ndanë nga Ambasadori i Turqisë në Kosovë Çagri Sakar, Kryetari i FVK Bahri Gjinovci, sekretari Valon Nikqi, Anëtari i Bordit Valon Xhafaj, Lorik Ilazi trajner i kombëtares A - femrat dhe Daut Jashari menagjer në Resortin Holiday.
Federata e Volejbollit e Kosovës uron të gjitha ekipet për rezultatet e arritura në Kampionat.