Volejbollisti më i mirë në Kosovë, Adriatik Kajtazi, ka vazhduar kontratën me kampionin Peja.
Peja me Kajtazin është shumë më e fuqishme për edicionin e ri në luftë për të mbrojtur titullin e kampionit.
Volejbollisti Kajtazi bën diferencën në ligë, për çka e bën favorit të madh Pejën edhe në edicionin e ri.
“Adriatik Kajtazi vazhdon edhe për 1 sezon me ekipin kampion.
Lojtari më shumë përvojë, që luan në pozitën e pasuesit dhe bart numrin 1, ka vazhduar kontratën me klubin tonë edhe për një sezon tjetër.
Me renovimin e Kajtazit priten edhe ardhje tjera, që kanë për synim përsëritjen e sukseseve të sezonit të kaluar.
Por, surprizat nuk kanë të ndalur me kaq!”, njofton KV Peja.