Flitej e përflitej prej kohësh, se Drita nga Gjilani, kampione në fuqi, po synon volejbollisten Leonita Hoxha të Prishtina F.
Në fakt, këto pëshpëritje në opinionin sportiv, dolën të vërteta!
Leonita i bashkohet Dritës nga Gjilani, në anën tjetër shtang Prishtinën.
Lëvizjet e volejbollisteve nga njëri klub në tjetrin, janë edhe normale.
Drita përforcohet, ky përforcim gëzon shumë edhe trajnerin Lorik Ilazi.
“Drita vazhdon me ardhjet e reja që të kompletoje sa më mirë ekipin për stinorin e ardhshëm.
Vazhdojmë me prezantimin e radhës gjatë këtij afati kalimtar.
Ekipit tonë i bashkangjitet anëtarja e Kombëtares së Kosovës, Leonita Hoxha.
Leonita vjen tek Drita jonë për vitin e ardhshëm si huazim nga KV Prishtina F nga Prishtina me të cilët ka kontratë profesionale.
Falënderojmë ekipin e KV Prishtina F të cilët ja mundësuan Leonitës që të jetë pjesë e jonë për këtë vit dhe të ndihmojë ekipin në arritjet e qëllimeve dhe përfaqësimin të sa më të mirë të Dritës tonë në garat ndërkombëtare.
Leonita vjen të Drita me të vetmin qëllim të mbrojë titullin e Kampionit dhe të Fitojë çdo trofe për Dritën tonë.
Leonita luan në pozitën e qendrës dhe është një nga lojtaret me atraktive që ka Kosova.
Karriera e Leonitës:
Hapat e parë të volejbollit i fillojë në moshën e re të ekipi i KV Ulpiana nga Lipjani duke qenë një ndër shtyllat kryesore te ekipit Ulpiana.
Leonita vazhdoj karrierën në Prishtinë të KV Prishtina F me të cilët ka arritur shumë fitore dhe paraqitje të shkëlqyera”, shkruan në faqen e KV Drita F.