Prishtina F mbetet pa disa volejbolliste, si Leonita Hoxha, Finesa Sylejmani, Mirjeta Bylykbashi etj. por kjo fare nuk e shqetëson Mehdi Mehmetin dhe as që e gjunjëzon, duke pretendentuar të ndërtojë një ekip me lojtare të reja dhe të jetë shembull për klubet tjera.
Megjithatë, Mehmeti i duhet kohë për t’u këndellur sepse ka mbetur pa lojtaret kryesore, të cilat e bënë diferencën në edicionin e kaluar sidomos goditjen më të rëndë e ka pësuar me largimin e Leonita Hoxhës, e cila kaloi në Dritë të Gjilanit.
Kjo duket disi u përpi nga vet klubi dhe Mehmeti, megjithatë është pajtuar me fatin se në afatin kalimtar lëvizjet e lojtareve janë si kudo në botë.
Prishtina ka strategjinë të punojë me lojtare të reja, të ndërtojë një ekip për shtigjet e gjata dhe një ditë të jetë forcë dominuese në elitën e volejbollit të Kosovës.
Ditë të vështira për Mehmetin, por që shpreson se do të këndellet ashtu si gjithmonë dhe të përforcojë klubin me të vjetër në kryeqytet në konkurrencën e femrave.
Ai së shpejti do të mbajë edhe një mbledhje me kryesinë e klubit, ku do të diskutojë edhe për një detaj shumë të rëndësishëm.