Dy kombëtaret e Kosovës në beach volley U18, sot gjatë ditës kanë arritur në Lublanë të Sllovenisë për të marrë pjesë në Kampionatin Evropian U18 që zhvillohet nga 2-5 Shtator 2021.
Pas arritjes lojtaret dhe trajnerët janë testuar negativ për COVID-19, dhe nesër pritet të zhvillojnë ndeshjet e para.
Pas testimeve të dy kombëtaret kanë mbajtur edhe stervitje para ndeshjeve që pritet ti zhvillojnë nga nesër.
Në konkurencen e meshkujve Kosova përfaqësohet nga Enes Shabani dhe Yll Salihu, ndërsa në konkurencen e femrave nga Yllka Jashari dhe Agnesa Koxha. Kombëtaret drejtohen nga trajnerët Kastriot Azemi meshkujt, respektivisht Vildane Jashari femrat.