Lajm i hidhur për komunitetin e volejbollit dhe në përgjithësi sportin e Kosovës, ka ndërruar jetë Driton Kosova, trajner i KV Trepçës nga Mitrovica.
Është një humbje e madhe për volejbollin.
Kosova shquhej me punën e tij, sidomos në volejbollin mitrovicas.
“E nderuar familje Kosova, të nderuar anëtar të KV Trepça, miq e dashamirë,
Federata e Volejbollit e Kosovës me dhimbje e pikëllim e mori lajmin për ndarjen nga ne, të trajnerit të KV Trepça Driton Kosova.
Dritoni për dekada iu përkushtua me zell zejes së trajnerit, duke arritur ta zhvilloj volejbollin në qytetin e Mitrovicës
Bashkëpunimi i sinqertë ndër vite dhe puna e tij profesionale, do të mbeten pjesë të kujtimeve të bukura që i ndamë bashkë.
Të shokuar për ikjen e tij nga kjo botë, ju lutem gjeni forcën për ta tejkaluar këtë dhimbje për ikjen e Dritonit në amshim. Ta kujtoni përjetë!”, shpreh ngushëllime përmes një telegrami Bahri Gjinovci, kryetar i FVK-së.