Federata e Volejbollit e Kosovës me kryetarin e saj Bahri Gjinovci, nderohet nga CEV.
Është një nderim i madh për FVK-në dhe komunitetin e volejbollit të Kosovës.
“Konfederata Evropiane e Volejbollit-CEV, ka nderuar me “pin” të artë kryetarin Bahri Gjinovci për zgjedhje në krye të FVK, për mandatin e ri.
Nënpresidenti i CEV, Renato Arena i dorëzoj dhuratën nga CEV kryetarit Gjinovci, në fund të Asamblesë së Përgjithshme”, shkruan në faqen e FVK-së.