Volejbollisti Shkëlqim Ismajli do të vazhdojë karrierën në Turqi. Ismajli njofton se ka arritur marrëveshjen me klubin Meligazi Belediye, që garon në ligën e parë turke.
Ai së fundi ka luajtur për Dritën nga Gjilani.
“Jam shumë i lumtur të them se këtë sezon do të luaj në Meligazi Belediye.
Unë do të jap më të mirën dhe maksimumin tim për të arritur të gjitha qëllimet e mia të reja në udhëtim
Faleminderit atyre që më besuan”, njofton Ismajli.