Ish volejbollisti i mirënjohur, Xhavit Kajtazi, aktualisht kryetrajner i Prishtina Volley, ka publikuar një fotografi sa një mijë fjalë të gjeneratës së jashtëzakonshme të KXEK Kosova në vitet e 70-80-ta.
“Pak histori...
Kjo fotografi është shkrepur nga fotoreporteri i gazetës ‘Rlilindja’, Isan Salihu. Nuk dihet se cilit vit i takon.
Dihet saktë se fjala është për Klubin e volejbollit KXEK Kosova të Obiliqit, për të cilin, hove - hove, kanë luajtur edhe shumë shqiptarë...
I pari nga e majta është tashme i ndjeri Shefki Mustafa, i treti nga e majta - Ali Zenuni, i katërti nga e majta - Xhavit Mustafa dhe i shtati nga e majta - Fejzullah Ademi...”, ka shkruar kajtazi në profilin e tij në facebook.