Kampionati i ri i volejbollit në kategorinë e meshkujve dhe ato të femrave pritet të fillon në javën e dytë të tetorit, ndërsa ekipet vazhdojnë përgatitjet e tyre për të realizuar objektivat e tyre.
Klubi I volejbollit Shkëndija në drejtimin e trajnerit Habil Ajeti tani më një kohë të gjatë ka nisur përgatitjet për kampionatin e ri me forcat vetanake me volejbollist me përvojë dhe me ato të rinjtë që pritet të jenë e ardhmja e klubit.
Por krahas volejbollistëve vendor ekipi ka sjell edhe tre emra të njohur të këtij sporti dhe atë dy volejbollist nga kampionati i Bosnja e Hercegovinës Bahrija Zenoviq dhe Xhemil Jalashkoviq dhe një nga kampionati malazes Vuk Medenica. Të tre këta volejbollist kanë firmos kontratë njëvjeçare.
Të kënaqur që janë pjesë e ekipit kuqezi nga Tetova ata shprehen optimist se investimi tek ato do t’ia vlej pasi ekipi me siguri do të sjellë në hapësiart e klubit një nga trofetë qoftë titullin kampion apo do të fitojnë Kupën republikane.
“Sigurisht se për mua është në përvoje e madhe. Këtë vit do të japim maksimumin që në hapësirat e klubit të sjellim qoftë një nga trofet e kampionatit vendor. E jona ëhtë që stërvitemi dhe të luftojmë. Ndërsa punët tjera do të vinë me kohë” deklaroi volejbollisti malazez Vuk Medenica.
Kampionati në ligën e pare të volejbollit në kategorinë e meshkujve do garojnë 11 ekipe ndërsa në ato të femrave 8 ekipe në ligën e pare 9 ekipe në ligën e dytë, Shorti për kampionatin e ri që do të fillon më 16 shtator do të hidhet gjatë javës së ardhshme.