Ka startuar Kampionati Kombëtar i Volejbollit për femra, ku nuk kanë munguar rezultatet surprizë. Skuadra e Barleti Volley është mundur 3-0 në Shkodër nga Vllaznia, në një sfidë me rivalitet dhe emocione.
Seti i parë u fitua lehtë nga vendaset 25-14, ndërsa në dy setet e tjera loja është më e bukur, me shkodranët që fitojnë 25-21 e 25-23. Pa probleme fitoi 3-0 Partizani kampion në fuqi, që mundi 3-0 Flamurtarin në kryeqytet (25-4, 25-20, 25-11)
Jashtë fushe triumfoi Tirana, që mundi në Lushnjën 3-0 (25-18, 25-17, 25-21), një ndeshje në përgjithësi e kontrolluar nga bardheblutë, që e merituan fitoren. Fiton edhe Skënderbeu, që mposhti 3-0 Apoloninë (25-14, 25-6, 25-15).
Superliga Femra, java e parë
Lushnja – Tirana, 0-3
Partizani – Flamurtari, 3-0
Vllaznia – Barleti Volley, 3-0
Skënderbeu – Apolonia, 3-0
Renditja: Partizani 3 pikë, Tirana 3 pikë, Skënderbeu 3 pikë, Vllaznia 3 pikë, Barleti Volley 0 pikë, Lushnja 0 pikë, Flamurtari 0 pikë, Apolonia 0 pikë.