Një ngjarje e rënë ka ndodhur së fundi në Afganistan. Talebanët kanë masakruar volejbollisten Mahjabin Hakimi, duke i prerë kokën. Ngjarja ka ndodhur në ditët e para të tetorit, por është mbajtur e fshehur deri në momentin që fotot horror janë publikuar në rrjetet sociale.
Lajmi është konfirmuar edhe nga trajnerja e kombëtares afgane të volejbollit: “Talebanët i kanë prerë kokën një prej volejbollisteve të mia. Ky është një turp”, tha Suraya Afzali (pseudonimi që mban trajnerja për të evituar problemet).
“Tashmë të gjitha lojtaret e volejbollit duhet të fshihen, maskohën apo largohen për të shpëtuar. Deri më tani janë larguar nga Afganistani vetëm 2 lojtare, ndërsa të tjerat kanë djegur uniformat e lojës për t’i shpëtuar terrorit dhe mbrojtur familjet e tyre”, tha më tej trajnerja.
Mahjabin Hakimi është volejbollistja e dytë afgane që ka një fund tragjik pas largimit të forcave amerikane nga Kabuli. Më herët, në gusht të këtij viti, është vrarë barbarisht me pistoletë një tjetër lojtare.