Ka startuar java e tretë e Superligës në volejboll për femra, ku janë luajtur dy ndeshjet e para.
Skuadra e Skënderbeut korri fitoren e tretë, duke mundur 3-0 Vllazninë në Shkodër dhe udhëheq renditjen me 9 pikë të plota, dnërsa vendaset pësuan ndalesën e parë sezonale. Fitore e merituar e ekipit korçar, që e dominoi takimin në të trija setet (25-17, 25-16, 25-7)
Rikthehet te fitorja skuadra e Partizanit, kampione në fuqi. Të kuqtë mundën 3-0 (254-10, 25-14, 25-14) Lushnjën në “Asllan Rusi”, në një ndeshje që ishte një formalitet për kryeqytetaset. Për Lushnjen humbja e tretë dhe mbyll renditjen, me 0 pikë.
Superliga femra, Java e tretë
Vllaznia – Skënderbeu, 0-3
Partiznai – Lushnja, 3-0
Tirana – apolonia, 24 tetor
Barleti Volley – Flamurtari, 24 tetor
Renditja: Skënderbeu 9 pikë, Partizani 6 pikë, Vllaznia 6 pikë, Tirana 3 pikë, Apolonia 3 pikë, Barleti Volley 3 pikë, Flamurtari 0 pikë, Lushnja 0 pikë.