Kampiones ashtu si i ka hije në palestrën e sportit “Bill Clinton” në Ferizaj.
Drita nga Gjilani fiton turneun përkujtimor “Ismet Ramadani” në volejboll.
Vashat gjilanase treguan lojë më të mirë e me meritë fituan turneun.
Lorik Ilazi, kryetrajner i Dritës, është i kënaqur me angazhimin e volejbollisteve të tija.
“Turneu tradicional i cili organizohet nga KVF Ferizaj për nder dhe në emër të njeriut që dha shumë për sportin e volejbollit t[ Kosovës “Ismet J. Ramadani” u mbajt sot ne Ferizaj.Ne turne ishin pjesëmarrës 4 ekipe:
1. KVF Ferizaj si organizator,
2. KV DRITA - Femrat
3. KV Skenderaj dhe
4. KV FER VOLLEY
Drita jonë doli fituese e këtij turne duke arritur të mos humbe as edhe një set të vetëm!
Gjithashtu MVP e turneut doli lojtarja Dritës, Adelajda Prenga, e cila u nderua me Kupën e MVP-së. Ishte turne me nivele te larte te organizimit.”, shkruan në faqen e KV Dritës.
Tre vendet e para e nderuan me medalje dhe fituesi turneut me Kupë.
Rezultatet e Turneut:
Gjysmëfinalet
KVF Ferizaj - KV Drita 0-2
KV Fer Volley - KV Skenderaj 2-1
Vendi 3-te
KVF Ferizaj - KV Skenderaj 0-2
Finalja
KV Drita - KV Fer Volley 3:0