Federata e Volejbollit e Kosovës dhe Federata e Volejbollit Shqiptar, po diskutojnë për mënyrën e organizimit të Ligës Kosovë - Shqipëri, Liga “Gjergj Kastriot Skënderbeu” në volejboll (meshkuj e femra).
Bahri Gjinovci, kryetar i Federatës së Volejbollit të Kosovës, tha për gazetën kombëtare “Bota sot”, se janë duke biseduar për krijimin e kësaj lige, e cila pritet të fillojë në vitin e ardhshëm.
Sipas Gjinovcit, pritet edhe një takim shumë i rëndësishëm dhe në muajin shkurt të vitit 2022 do fillojë liga “Gjergj Kastriot Skënderbeu”.
A do të jetë Liga me 6 apo me 8 ekipe, gjithçka do të vendoset me gjasë në takimin e nëntorit apo dhjetorit.
Gjinovci thotë se liga nuk do të jetë në formë turneu por ligë garuese me vajtje – ardhje.