Janë luajtur dy takimet e para të javës së 4-t të Supreligës në volejboll për femra.
Ekipi i Tiranës fitoi 3-1 ndaj Partizanit në derbin e kryeqytetit, duke u ngjitur në krye të renditjes, në kuotën e 12 pikëve, po aq sa Skënderbeu e Vllaznia. Bardheblutë korrën një fitore të merituar edhe pse e nisën jo mirë takimin.
Partizani fitoi në pikët shtesë 27-25 setin e parë, por vetëm kaq për kampionet në fuqi. Tri setet e tjera janë një dominim i Tiranës, që ka epërsi në parket dhe fiton 25-13, 25-17, 25-19, duke e merituar fitoren dhe tri pikët.
Po 3-1 fiton edhe Vllaznia, në suksesin e katërt sezonal. Shkodranet mundën Apoloninë në Shkodër, një fitore me përmbysje e ekipit vendës, që vuajti disi. Fieraket fituan 25-23 setin e parë, por Vllaznia rilkthen ekuilibrat, duke fituar 25-22 setin e dytë. Më pas, vendaset e kanë më të lehtë, duke fituar 25-14 e 25-20 dy setet e tjera.
Ditën e diel do të luhen dy takimet e mbetura të kësaj jave.
Superliga –Femra, java e 5-të
Vllaznia – Apolonia, 3-1
Partizani – Tirana, 1-3
Flamurtari – Skënderbeu, 7 nëntor
Barleti Volley – Lushnja, 7 nëntor